PRISHTINA - KEK-u
Lorik Boshnjaku vendos, Prishtina ‘prek’ kreun
13 April, 2019 @17:30
Në ndeshjen e luajtur sot në kryeqytet, Prishtina ka arritur fitore të lehtë ndaj skuadrës së KEK-ut, skuadër kjo që tashmë edhe matematikisht e ka siguruar rënien në Ligën e Parë.
Dominimi i kryeqytetasve nisi që nga fillimi, ndërsa pas tentimeve të pasuksesshme të Gauthier Mankendës e Mario Morinës, epërsinë vendasve ia solli Lorik Boshnjaku, i cili shënoi një gol tejet të bukur nga distanca në minutën e 36’ të ndeshjes, për ta dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë, dominimi i kryeqytetasve vazhdoi, por goli i dytë nuk erdhi për asnjë moment dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-0, rezultat ky i mjaftueshëm për t’i arkëtuar pikët e plota.
Fitoret e shënuara sot nga Prishtina e Llapi si dhe humbja e Feronikelit nga Ferizaj e bëjnë edhe më interesante garën për titull, garë e cila duket se do të jetë e nxehtë deri në fund.
Xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Gjilanit, kurse KEK-u luan ndaj Feronikelit në Obiliq.
FORMACIONET STARTUESE
PRISHTINA: Muqiçi, Thaqi, Bekteshi, Jamal, Bashiru, Miftaraj, Boshnjaku, Ahmeti, Korenica, Mankeda, Morina. KEK-u: Hodaj, Musliu, Govori, Vitija, Kutllovci, Berisha, Preniqi, Qerimi, Dushi, Eminhaziri, Stullqaku. |