STAR OF THE GAMEWEEK XIX
Lum Namani (KF Drita), Ylli i javës (19)
14 February, 2022 @15:10
Futbollisti i Dritës, Hamdi Lum Namani, është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së XIX të Superligës së Kosovës.
Namani ka treguar paraqitje dominante në mesfushë, në fitoren e thellë të ekipit të tij ndaj Feronikelit, 7-0.
Mesfushori qendror, realizoi hat-trick në këtë përballje dhe të gjitha golat i dha në pjesë të parë të ndeshjes.
Me këtë, ai merr për herë të parë çmimin e Yllit të javës nga FFK-ja, ndërsa në përgjithësi bëhet lojtari i dytë i Dritës që këtë stinor merr çmimin e Yllit të javës. Të parën e kishte marrë Ardit Tahiri.