Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARI I BALLKANIT

Lumbardh Dellova dënohet me të holla nga KD

Foto: KFBallkani/fb

Lumbardh Dellova dënohet me të holla nga KD


7 April, 2022 @16:21

Sjelljet e pahijshme të qendërmbrojtësit të kombëtares së Kosovës që është lojtar i Ballkanit, nuk kanë kaluar pa u vërejtur në tollovinë e ndëprerjes së ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit dhe kështu ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Sipas raportit, Dellova kishte shqelmuar dyer dhe sende tjera në tunel për zhveshtore, derisa ka bërë sjellje josportive edhe ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Për këtë, KD e ka dënuar me 400 euro gjobë. Ndërsa afati i pagesës është 8 ditë, duke nisur nga sot.

Vendimi i plotë:

Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Pas ndërprerjës së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte siellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 400 euro . Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Recedivist).

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga