Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - GJILANI

Lutfi Bilalli për fitoren e Arbërisë, Gjilani mposhtet pas 2 muajve

Foto: SC Gjilani

Lutfi Bilalli për fitoren e Arbërisë, Gjilani mposhtet pas 2 muajve


24 November, 2020 @14:57

Pas humbjes nga Nikli xhiron e kaluar, Arbëria nga Dobraja te fitoret është rikthyer në përballjen e luajtur sot ndaj Gjilanit.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina e mposhti skuadrën e Gentian Mezanit 1-0 (Lutfi Bilalli 72’), për ta shënuar kështu fitoren e pestë sezonale dhe për t’ia shkaktuar Gjilanit humbjen e dytë sezonale, të parën pas 2 muajve. Humbja e fundit e Gjilanit daton më 20 shtator, ndeshja e xhiros së parë ndaj Niklit në Drenas.

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, golin e fitores vendasit e gjetën në 20-minutëshin e fundit të ndeshjes.

Ishte futbollisti Lutfi Bilalli ai që në minutën e 72’ shënoi për vendasit, për t’ia “prishur” Enea Koliçit, portierit të Gjilanit, ecurinë fantastike prej më shumë se 7 ndeshjeve radhazi pa pësuar gol.

Pas golit të shënuar, skuadra nga Dobraja e menaxhoi mirë epërsinë dhe arriti që në fund t’i arkëtojë 3 pikë.

Humbja e pësuar sot ia bën Gjilanit një hap prapa në luftën për titullin kampion, kurse Arbëria vazhdon të tregojë paraqitje mjaft të mira në edicionin e saj debutues në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga