FERONIKELI - GJILANI
Nikli fantastik, nënkampionin e dënon ish-lojtari
20 September, 2020 @15:30
Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Superligë u luajt në Drenas, ku Feronikeli vendas triumfoi 4-0 (Bedri Greca 13’ 42’ 54’, Marclei Santos 90+5’) ndaj Gjilanit, që këtë takim e zhvilloi me disa mungesa në skuadër.
Hero i Niklit sot ishte pikërisht një ish-lojtar i Gjilanit, futbollisti Bedri Greca, që sot realizoi hat-trick në fitoren e skuadrës së drejtuar nga “Toki”. Në sezonin e kaluar te Gjilani, Breca kishte shënuar 3 gola gjithsej, shifër të cilën e arriti që në ndeshjen e parë të sezonit me Niklin sivjet.
Përveç Grecës, golashënuesi tjetër i Feronikelit sot ishte Marclei Santos, që shënoi në minutat shtesë (90+4’) për rezultatin përfundimtar 4-0.
Hat-tricku i Grecës sot ishte hat-tricku i dytë i xhiros në Superligë, pas atij të Mirlind Dakut ndaj Besës dje.
Xhiron e dytë, Nikli i shkon Ballkanit në Suharekë, kurse Gjilani i shkon Llapit në Podujevë.