Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MITROVICË

Madi Fatty përforcim i ri i Trepçës’89

Madi Fatty përforcim i ri i Trepçës’89


19 October, 2022 @12:35

Para pak çastesh Trepça’89 ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollin ofanziv, Madi Fatty, që ka treguar lojëra të mira përgjatë stinorit të kaluar me Phoenixin (ish-Onix) nga Liga e Parë Grupi A.

Kështu, mitrovicasit kanë angazhuar sulmuesin që mund të luajë në qendër të sulmit, por edhe sulmues krahu, ndërsa ekipi i ka uruar sukses 23-vjeçarit në aventurën e re të tij.

“Fatty është 23 vjeçar dhe vie si përforcim në fazën ofanzive të skuadrës ku mund të luaj si qendër sulmues dhe sulmues krahu. Fatty sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës FC Phoenix nga Peja ku patë paraqitje mjaftë mira dhe tërhoqi syrin e drejtuesve dhe stafit teknik të skuadrës. Madit i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërebardhë,” - ka shkruar në njoftimin e saj KF Trepça’89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga