FUSHË KOSOVA 1-0 VUSHTRRIA

Foto: KFFusheKosova/fb
Makovci sjell fitoren, Fushë Kosova ngritet
30 April, 2022 @18:58
Prej momentit që humbën gjasat për të arritur vendin e parë dhe direkt Superligën, ndërsa siguruan pozitën e dytë për në barazh Vushtrria nuk di për fitore dhe ashtu ka vazhduar edhe sot.
Fushë Kosova e drejtuar nga Burim Shala ka shënuar fitore minimale por të vlefshme për të dalë në pozitë të tretë të renditjes tabelare në përballje me ekipin e Vushtrrisë, që tashmë tri ndeshje të fundit s’ka fitore (duke llogaritur këtu edhe humbjen me rezultat zyrtar).
Goli i vetëm dhe i fitores për Fushë Kosovën erdhi nga Amir Makovci, që shënoi për triumf në Ekrem Grajçevci dhe ekipi doli në pozitë të tretë të renditjes tabelare.
Në fund, Fushë Kosova 1-0 Vushtrria [Amir Makovci 58], ndërsa vushtrriasit kërkojnë Superligën pëmes barazhit, së pari ndaj Lirisë e nëse e kalojnë atë, atëherë ndaj pozitës së tetë në Superligë, për të dalë në elitë 2022/23.