Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

5 largime te Milani

Foto: Tutto Sport Official.

5 largime te Milani


20 June, 2021 @14:25

Tek skuadra e AC Milan, Maldini dhe Pioli, përveç përforcimeve që kanë bërë gjatë afatit kalimtar, mendojnë edhe për largimet që do të bëjnë në skuadër.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane(GDS), janë 5 lojtarë që do të largohen nga skuadra e kuqezinjëve në këtë afat kalimtar.

I pari është mbrojtësi, Alessio Romangoli, i cilii po kërkohet nga shumë ekipe italiane e spanjolle. Gjithashtu drejtuesit mendojnë të mos mbajnë as Andrea Conti, që nuk është në planet e klubit.

E njëjta situatë  është edhe me Matteo Gabbia, si edhe Samu Castillejo . Këta nuk janë në planet e klubit për sezonin tjetër dhe për këtë arsye do të largohen me shumë mundësi.

Ndërsa, më ndryshe është situata me Hauge, për të cilin klubi do të pranonte oferta mbi 12 milionë euro, në të kundërt do të largohet vetëm në formë huazimi.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A