GRUPI F: TUNIZIA - MALI

Mali ia merr tri pikët Tunizisë
12 January, 2022 @16:07
Dy penallti, një gol i shënuar. Një karton i kuq për fituesin e ndeshjes dhe pa shumë raste në lojë - është bilansi i përgjithshëm i përballjes Tunizia - Mali, ku Mali fitoi minimalisht 0-1 falë penalltisë së shënuar në fillim të pjesës së dytë nga Ibrahima Kone (48).
Wahbi Khazri në anën tjetër ka rrezikuar dy herë dhe atë seriozisht portën e Malit, por më pas ai dështoi të shënonte edhe nga pika e bardhë (77) për të çuar gjithçka në zero për kombëtaren e tij në këtë ndeshje.
Deri në fund, El-Bilal Toure i Malit mori karton të kuq (87) për t’i lënë minutat e fundit me rrezik për ekipin e tij, por që tri pikët mbetën te ata.
Në ndeshjen e radhës në Grupin F, Tunizia ndeshet me Mauritaninë, ndërsa Mali me Gambinë.
Gjyqtari i kësaj ndeshjeje Janny Sikazwe dy herë bëri gabime amatoreske, duke sinjalizuar përfundimin e lojës njëherë në minutën e 85 dhe njëherë në minutën e 89.
Pas reagimeve të tunizianëve, ndeshja vazhdoi si duhet deri në fund!