Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - FERONIKELI

Malisheva deklason Niklin, merr 3 pikë të rëndësishme

Malisheva deklason Niklin, merr 3 pikë të rëndësishme


5 March, 2022 @14:53

Një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë e ka shënuar sot Malisheva.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi triumfoi 6-1 (Mërgim Pefqeli 43’, Marc Olivier 55’, Agon Xhaka 69’, Ronald Sobowale 72’  76’, Ilir Mustafa 86’ / Laurent Xhylani 16’) ndaj Niklit në krizë, për t’i arkëtuar kështu tri pikë tejet të vlefshme në luftën për mbetje në elitë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Laurent Xhylanit, i asistuar nga Endrit Kasapi, në minutën e 16’, e vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë, kur Mërgim Pefqeli (43’) shënoi pas asistimit nga Marc Olivier.

TABELA AKTUALE

Asistuesi i golit të parë, Marc Olivier, ishte ai që e kaloi i pari Malishevën në epërsi në pjesën e dytë. I shërbyer nga Hasan Hyseni, Olivier me të djathtën shënoi një gol të mrekullueshëm për 2-1 në minutën e 55’.

Më vonë gjatë ndeshjes Malisheva shënoi edhe katër herë të tjera. Agon Xhaka shënoi në minutën e 69’ për 3-1 e më pas për 4-1 e 5-1 u përkujdes Ronald Sobowale (72’, 76’), kurse për rezultatin përfundimtar të ndeshjes shënoi mjeshtërisht nga distanca futbollisti Ilir Mustafa (86’) dhe kështu ndeshja u mbyll me fitore të thellë të Malishevës.

Kjo fitore i jep shpresë për shpëtim Malishevës, kurse Nikli sezonin tjetër sipas të gjitha gjasave do ta kalojë në Ligën e Parë.

Xhiron e ardhshme, Malisheva e pret Ballkanin, kurse Nikli e pret në Drenas Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga