Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSPEDITA

Malisheva fillon përgatitjet në Antalya

Malisheva fillon përgatitjet në Antalya


17 January, 2022 @15:56

Pas udhëtimit për përgatitje sa më të mirë para pjesës pranverore të stinorit, skuadra e Malishevës ka pozuar nga Antalya e Turqisë, ku po zhvillon stërvitjet.

Klubi ka bërë të ditur se ekipi ka nisur stërvitjet nën drejtimin e Arsim Thaçit, ndërsa ekspedita malishevase do të qëndrojë për dy javë në Mesdhe.

“Skuadra po e shfrytëzon këtë kamp për të marrë energji të reja dhe për t’iu rikthyer më e fortë në pjesën e dytë të sezonit,” ka bërë të ditur klubi në fjalë.

Malisheva kreu pjesën e parë të stinorit në Superligë në pozitë të shtatë të renditjes tabelare. Ky është stinori debutues për ta në Superligë, ndërsa klubi mëton që skuadra të qënrojë edhe një sezon në elitë të futbollit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga