Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - MALISHEVA

Malisheva fiton, vazhdon luftën për shpëtim direkt

Malisheva fiton, vazhdon luftën për shpëtim direkt


1 May, 2022 @16:58

Në takimin e luajtur sot në Drenas, Malisheva arriti ta mposhtë Niklin vendas me rezultat 0-2 (Albin Berisha 76’, Yoan Marc Olivier 82’).

Malisheva ishte skuadër më kërkuese që nga fillimi, por goli vonoi shumë, me Niklin që mbahej mirë përkundër moshës tejet të re në skuadër.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 59’ të ndeshjes, Arsim Thaqi i Malishevës bëri zëvendësim të trefishtë, duke shtuar dukshëm forcat në fazën sulmuese, gjë që rezultoi suksesshëm, pasi që Malisheva shënoi dy herë në vazhdim të ndeshjes.

Fillimisht malishevasit e gjetën golën në minutën e 76’, kur Albin Berisha, futbollisti i huazuar nga Ballkani, shënoi për 0-1 pas një rrëmuje të krijuar në zonën vendase, e më pas në minutën e 82’ për 0-2 shënoi Yoan Marc Olivier i asistuar nga Ronald Sobowale. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Vlen të përmendet që në minutën e 61’ të ndeshjes për Malishevën fillimisht u akordua një penallti nga gjyqtari kryesor, por ajo u anulua pas rishikimit me VAR.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Malishevën në luftën për të shpëtuar pa pasur nevojë të luajë në barazh, kurse Nikli tash e sa kohë e ka siguruar rënien në Ligën e Parë.

Xhiron që vjen, Nikli i shkon Prishtinës në “Fadil Vokrri”, kurse Malisheva i shkon Ballkanit në Suharekë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga