Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 2-0 DRENICA

Malisheva i kthehet fitores dhe ngritet

Malisheva i kthehet fitores dhe ngritet


28 November, 2021 @15:05

Ka ardhur fitorja e pestë sezonale për Malishevën sot, pasi që ekipi i drejtuar nga Arsim Thaçi ka mposhtur Drenicën në krizë financiare në Liman Gegaj, 2-0 [Muhamet Hyseni 45+5 (p), Ilir Mustafa 89].

Futbollistët vendas kanë pasur raste shumë më shumë se mysafirët në pjesë të parë dhe vetëm falë portierit Kaloshi, Drenica nuk ka pësuar, derisa erdhi momenti i penalltisë, që u vërtetua nga VAR. Kjo në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Muhamet Hyseni nga penalltia u tregua i saktë për t’ia dhënë një pushim relaksues vendasve.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Drenica tentoi në fillim me Kreshnik Ukën dhe me Abazin, por Flamur Gashi është treguar i vëmendshëm për të mbrojtur rastet e tyre.

Malisheva vs Drenica

Mysafirët nuk u ndalën derisa erdhi edhe një rast tepër i mirë për Baton Zabërgjën, ku tentimi i tij shkoi mbi portë!

E krejt në fund Donart Vitija gjeti Ilir Mustafën, për të vulosur fatin e takimit, pas një sulmi të Malishevës, që ua siguroi tri pikët tepër të nevojshme atyre.

Fitorja ngrit Malishevën në renditje, ndërsa Drenica nëse nuk këndellet në xhirot e ardhshme, pritet të kalojë një “dimër të ftoftë”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga