LIRIA - MALISHEVA

Malisheva kërkon 3 pikë në mot me borë
10 March, 2021 @10:31
Një ndeshje e vështirë në Prizren, e pret lideren e Grupit A të Ligës së Parë, Malishevën.
Malisheva do të takohet në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, me Lirinë, derisa në Prizren ka reshje të borës.
Liria kërkon ndaljen e hovit të lidrit dhe kthimin te fitores pas barazimit me A&N.
Malisheva në ndeshjen e parë e kishte mposhtur Lirinë me rezultat 2-0.
Skuadra e Malishevës aktualish gjendet në pozitën e parë me 35 pikë, kurse Liria në pozitën e gjashtë me 26 pikë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00.