Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: MALISHEVA 2-0 LIRIA

Malisheva mbetet në krye, duke e mposhtur Lirinë

Foto: KFMalisheva/fb

Malisheva mbetet në krye, duke e mposhtur Lirinë


11 November, 2020 @16:57

Skuadra e Malishevës ka arritur të shënojë fitore ndaj Lirisë sot në Liman Gegaj, duke arritur edhe të ruajë kreun e Ligës së Parë A.

Vendasit kanë fituar 2-0 [Dreni Kryeziu 25, Altin Aliu 27] këtë ndeshje duke falenderuar golave të ardhur pas gabimeve në mbrojtje të mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Golat e ardhur herët në takim, qetësuan edhe dominimin e vendasve, të cilët me golat në llogari çuan dalëngadalë ndeshjen deri në fund, për fitoren e sigurtë.

Fitorja e gjashtë e stinorit për Malishevën dhe me 19 pikë në krye të klasifikimit, ndërsa Liria bie nga pozita e tretë në të pestën, me humbjen e tretë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë