Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTALYA - PËRGATITJET

Malisheva mposht të rinjtë e Vorsklës

Foto: KF Malisheva/fb

Malisheva mposht të rinjtë e Vorsklës


25 January, 2021 @18:56

Skuadra e Ligës së Parë A të Kosovës, Malisheva, ka arritur të shënojë fitore në miqësoren e zhvilluar sot në Antalya.

Malisheva ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj ekipit ukrainas Vorskla Poltava U-21, dhe ka shënuar fitore me rezultat 2-0.

Golat për ekipin e drejtuar nga Arsim Thaqi i shënuan Altin Aliu dhe Endrit Asllanaj.

Kujtojmë, Malisheva ka bërë disa përforcime shumë të rëndësishme para pjesës pranverore të stinorit dhe mëton të arrijë Superligën në fund.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë