Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 0-0 GJILANI

Malisheva ndalë edhe Gjilanin

Malisheva ndalë edhe Gjilanin


19 March, 2022 @15:46

Skuadra e Arsim Thaçit, Malisheva, është në formë të jashtëzakonshme në katër xhirot e fundit dhe tashmë pas tri fitoreve radhazi kanë arritur të ndalin edhe Gjilanin në shtëpi, duke barazuar sot 0-0.

Ky ka qenë barazimi i tretë rresht për Gjilanin në anën tjetër, derisa ekipi i Ismet Munishit dalëngadalë po bën hapa “fals” në rrugë për titull.

Sa i përket ndeshjes, Gjilani ka pasur një mori rastesh në pjesë të parë, por portieri Gashi i vendasve ka mbrojtur disa raste, ndër më të theksuar atë të Gerhard Prognit (30’).

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Malisheva tentoi me Xhevdet Shabanin (52’) pastaj me Marc Yoan Olivier (76’) por edhe portieri fantastik i Gjilanit Enea Kolici, ka qenë në formë.

Krejt në fund të takimit Malisheva mendoi se e fitoi edhe tre pikëshin e katërt radhazi kur Olivier shënoi (90+4), por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në fund, barazimi 0-0 coi Malishevën në vend të pestë, Gjilanin e mban në pozitë të dytë me dy pikë dhe një ndeshje më shumë sesa lideri Ballkani, kurse gjashtë më shumë se pozita e tretë Drita, që ka gjithashtu një ndeshje më pak të luajtur se “skifterat”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga