Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NISIN PËRGATITJET

Malisheva nis përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit

Futbollistët e Malishevës duke kryer sot stërvitjet në stadium/ Foto: KFMalisheva/ fb

Malisheva nis përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit


3 January, 2023 @13:21

Skuadra e Malishevës që po lufton për të mbijetuar në Superligë të Kosovës këtë stinor ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror sot, ka bërë të ditur KF Malisheva në njoftimin e lëshuar sot.

Futbollistët kanë kryer stërvitjet e para të vitit 2023, ndërsa janë vizituar edhe nga kryetari i klubit Driton Morina, që u ka uruar suksese në pranverë.

Malisheva është e teta në renditje aktualisht me 19 pikë nga 18 ndeshje. Ekipi që po drejtohet nga Sami Sermaxhaj është në luftë për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga