Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - VUSHTRRAI

Malisheva shkelë Vushtrrinë, ruan distancën me liderin

Malisheva shkelë Vushtrrinë, ruan distancën me liderin


25 April, 2021 @17:07

Me rezultat të thellë 6-0 ka mbaruar ndeshja e luajtur sot mes Malishevës dhe Vushtrrisë.

Skuadra e Malishevës tregoi edhe një herë që është kandidate serioze për t’u ngjitur në Superligë, duke e deklasuar në çdo aspekt skuadrën mysafire.

Armend Abazi shënoi tri herë për Malishevën sot, kurse nga një herë shënuan Gentrit Bislimi, Altin Aliu dhe Liman Morina.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot e mban Malishevën në hap me Dukagjinin lider, kurse Vushtrria vazhdon ta rrezikojë seriozisht rënien në Ligën e Dytë.

Xhiron që vjen, Malisheva i shkon Drenasit, kurse Vushtrria e pret Dukagjinin, liderin e Grupit A të Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë