Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 2-3 MALISHEVA

Malisheva triumfon ndaj kampionit të posashpallur

Malisheva triumfon ndaj kampionit të posashpallur


5 May, 2022 @17:40

Rreth 24 orë më parë, Ballkani u bë për herë të parë kampion i Kosovës në futboll, ndërsa që në ditën e parë me epitetin e ri ka pësuar në shtëpi para adhuruesve të vetë ndaj Malishevës.

Ballkani ka pësuar nga Malisheva sot në Suharekë 2-3 [Albion Rrahmani 60, Ermal Krasniqi 90+2 - Ronald Sobowale 11, Hasan Hyseni 42, Xhevdet Shabani 62].

Malisheva e drejtuar nga Arsim Thaçi nuk është që për herë të parë po mposhtë Ballkanin këtë stinor, ndërsa të njëjtën e ka bërë edhe sot, kur secila pikë është jetike për ekipin që po kalon stinorin debutues në Superligë dhe ka afruar lojtarë me përvojë në afatin kalimtar të janarit.

TABELA AKTUALE

E me golat e Ronald Sobowales dhe Hasan Hysenit, ata mbyllën pjesën e parë në epërsi dygolëshe, kurse më pas, në pjesë të dytë përkundër një këndelljeje të lehtë të vendasve, ata menaxhuan më lehtë sesa pritej lojën për të fituar ndeshjen.

Ka qenë Albion Rrahmani që i shënoi ish-ekipit të tij për 1-2, ndërsa thuajse menjëherë Xhevdet Shabani u përkujdes për 1-3, derisa krejt në fund të ndeshjes, para fishkëllimës së fundit të referit, Ermal Krasniqi ka vendosur epilogun, 2-3.

Ballkani kampion dhe ende “i dehur” në festë, derisa Malisheva që në xhiron e radhës do të ketë ndoshta duelin vendimtar për mbijetesë direkte në Superligë ndaj Drenicës në Liman Gegaj.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga