MALISHEVA 2-1 A&N

Malisheva vazhdon ndjekjen me fitoren e radhës
11 April, 2021 @17:24
Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj A&N sot në Liman Gegaj, për të vazhduar ndjekjen e kreut të Ligës së Parë A.
Malisheva si vendase mposhti A&N 2-1 [Albion Rrahmani 25, Caner Gzimi 44 - Astrit Berisha]. për të regjistruar fitoren e 14 të stinorit dhe për të mbetur vetëm një pikë larg kreut që zihet nga Dukagjini i Klinës.
Në anën tjetër A&N luftarake, tentoi disa herë për më shumë, por vendasit e drejtuar nga Arsim Thaçi ishin shumë më të koncentruar për të çuar ndeshjen me triumf deri në fund, pasi që patën edhe rastet më konkrete në lojë.