VELLAZNIMI 5-1 ONIX

Vëllaznimi bindshëm ndaj Onixit
11 April, 2021 @17:05
Fitorja e dytë me radhë për Vëllaznimin ka ardhur sot, derisa ekipi gjakovar me fitore të thellë ndaj Onixit, mund të marr frymë thellë për shpëtim të stinorit në Superligë.
Vëllaznimi ka mposhtur Onixin 5-1 [Antonio Marku, Gardison Tunaj, Rron Rugova, Jurgen Gjini, Muhamet Berisha - n.n.].
Kuqezinjtë e nisën fuqishëm ndeshjen dhe pas barazimit 1-1 më nuk kishte kush t’i ndalë, duke ecur drejt fitores sigurt, për të përfunduar 45 minutëshin e parë 3-1 e më pas në pjesë të dytë edhe me dy gola tjerë për ta përcaktuar epilogun e ndeshjes. E krejt në fund, në skenë doli edhe portieri i Vëllaznimit Apollon Tara, që mbrojti penalltinë e mysafirëve, për të ruajtur rezultatin 5-1.
Onixi në anën tjetër përkundër serisë jo të mirë në pranverë, ende është në pozitë të volitshme në klasifikim.