Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 4-0 TREPÇA'89

Malisheva vazhdon ritmin e mirë të kapur

Malisheva vazhdon ritmin e mirë të kapur


29 October, 2022 @19:57

Pas fitores së thellë ndaj Ferizajit, barazimit jashtë me Drenicën, Malisheva e drejtuar nga Sami Sermaxhaj ka vazhduar ritmin e mirë të rezultateve duke fituar bindshëm edhe Trepçën’89 në shtëpi, 4-0 [Ronald Sobowale 59, Rexhaj ag. 72, Alban Shillova 84, Behar Maliqi 89].

Pas pjesës së parë me raste, por çuditërisht pa gola, në pjesë të dytë ndërroi gjithçka dhe posa hyri një, pastaj golat tjerë vazhduan derisa Malisheva shënoi 4 herë për të fituar duelin ndaj mitrovicasve, duke shënuar fitoren e dytë në tri ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër Trepça’89 e drejtuar nga Shpëtim Idrizi mbetet e parafundit në renditje, ndërsa ka pësuar për herë të pestë këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga