TURQI

REUTERS
Malouda në Trabzon!
16 July, 2013 @11:01
Trabzonspor ka arritur marrëveshje në parim me mesfushorin françez të Chelseat, Florent Malouda.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi, ndërsa pas disa detajeve tjera, pritet zyrtarizimi nëse gjithçka shkon në rregull.
Kështu, pas gjashtë viteve të kaluara në Premier League me Chelsean, ish lojtari i Lyonit në Francë, Malouda, pritet të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke të futbollit.
Malouda, aktualisht 33 vjeçar, ka pasur edhe 80 paraqitje me përfaqësuesen françeze.