Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NËNSHKRIMIT

Man City fiton dyfish nga Ferran Torres

Ferran Torres duke shutuar për të shënuar gol në ndeshjen ndaj Kosovës në Sevilla

Man City fiton dyfish nga Ferran Torres


23 December, 2021 @23:50

Sulmuesi spanjoll i Manchester Cityt, Ferran Torres, pritet që të bëhet lojtar i Barcelonës në ditët në vijim.

Pas raportimeve të shumta nga mediat e ndryshme, spanjolli thuhet të jetë gati për t’u paketuar drejt Camp Nou, derisa Manchester City do të përfitojë minimalisht 55 milionë euro si dëmshpërblim për lojtarin të cilin e kishte blerë për 27 milionë euro.

Ferran Torres

Torres 21-vjeç nuk ka luajtur për Cityn që prej shtatorit 2020, pasi që u lëndua në ndeshje me Spanjën. Para kësaj, ai ka pasur një formë tepër të mirë, duke shënuar shtatë herë në 11 paraqitje për klubin dhe shtetin e tij.

Barcelona pritet t’i ofrojë kontratë 5-vjeçare sulmuesi premtues të Spanjës, ndërsa the Guardian ka parashikuar që brenda 24-orëve të ardhshme ai do të jetë në Spanjë për t’i kryer formalitetet rreth transferit.

Ferran Torres

Kujtojmë Barcelona është në krizë të madhe financiare prej se ish-kryetari Jose-Maria Bartomeu e la skuadrën në borxhe të thella dhe me gjithë shitjet dhe largimet e verës 2020 ekipi ende nuk ka shlyer as për së afërmi ato.

Pos transferit, pritet të shihet se çfarë lëvizje do të bëjë Barcelona me lojtarët që ka në dispozicion, për të mbuluar transferin e Torresit. Torres i kishte shënuar gol edhe Kosovës në përballjet kualifikuese për Botëror, si në Sevilla ashtu edhe në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League