Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY - DORTMUND

Manchester City - Dortmund, për hakmarrje të vitit 2012

Manchester City - Dortmund, për hakmarrje të vitit 2012


6 April, 2021 @11:29

Përveç ndeshjes Real Madrid - Liverpool, sonte mes vete në çerekfinale të Champions Leagues takohen edhe Manchester City e Dortmundi.

Këto dy skuadra, pa llogaritur 3 miqësoret mes tyre, në gara zyrtare janë përballuar vetëm dy herë, në fazën grupore të Ligës së Kampionëve gjatë sezonit 2011/2012.

Ndeshja e parë çerekfinale mes tyre ishte mbyllur 1-1 në Angli, e më pas ndeshjen e dytë në Gjermani e kishte fituar Dortmundi me rezultat 1-0.

City, atëkohë nën drejtimin e Roberto Mancinit, do ta mbyllte grupin në vendin e fundit, kurse Dortmundi do të ishte i pari i grupit, duke lënë pas vetes Real Madridin e Ajaxin.

Që nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe në përballjen e tyre sivjet favorit absolut për të kaluar tutje llogaritet City, me Dortmundin që përveç që nuk po kalon një sezon të mirë, takimin e sontëm e nis edhe me plot mungesa të lojtarëve.

Ndeshja e sontme luhet me fillim nga ora 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League