OLD TRAFFORD

Foto: Bild
Manchester United interesohet për talentin e Rapid Wienn
16 March, 2021 @16:52
Manchester United po synon të arrijë një marrëveshje me çmim të ulët me talentin e Rapid Vienna, Yusuf Demir.
Sipas BILD, mesfushori 17-vjeçar mund të jetë në dispozicion për më pak se 5 milionë euro, kur të hapet afati i transferimit të verës.
Manchester City gjithashtu ka qenë i lidhur me Demir, i cili deri më tani ka shënuar gjashtë gola në 24 paraqitje për ekipin e parë të Rapid Vienna.