Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 1-2 GJILANI

Mankenda kthen Prishtinën te fitoret, bie Gjilani

Foto: Prishtinafc/fb

Mankenda kthen Prishtinën te fitoret, bie Gjilani


27 April, 2022 @17:30

Humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit për Gjilanin ka ardhur sot nga Prishtina. Bardhekaltërit mysafirë kanë arritur që me përmbysje të marrin fitoren, pasi që prej 1-0, kthyen rezultatin në 1-2 [Albert Dabiqaj 33 - Besnik Krasniqi 44p., Gauthier Mankenda 80] përfundimtare.

Kjo ka qenë ndeshja e parë e Gjilanit pa Ismet Munishin si kryetrajner, derisa ky i fundit u shkarkua ditë më parë. Alban Hyseni zuri vendin e tij, por fillimi i mirë nuk siguroi edhe rezultat të mirë për fitore të të kuqve, që pësuan për herë të dytë me radhë tashmë.

Dy raste të Gerhard Prognit (7’, 22’) nuk kryen punë, derisa pasimi i tij u shndërrua në asist, kur Albert Dabiqaj shënoi për epërsi (33’).

TABELA AKTUALE

Por, në anën tjetër pas dhjetë minutash erdhi penalltia, e Besnik Krasniqi (44’) barazoi për të shkuar në pushim qetë.

Në pjesë të dytë golin më shumë e kërkoi Prishtina, veçanërisht pasi që kuptuan rezultatet e ndeshjeve tjera, e pas disa mbrojtjeve të Enea Koliçit, ka qenë Gauthier Mankenda që shënoi pas asistimit të Leonit Abazit për fitore të Prishtinës.

Prishtina kështu shënoi fitoren e parë pas dy xhirove pa të, ndërsa bëri një minidallim në mes të tabelës, nga të rrezikuarit për barazh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga