Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES SE PLAYOFFIT

Maqedonët përcaktojnë datën e zbardhjes së listës ndaj Kosovës

Foto: sportmedia/mk

Maqedonët përcaktojnë datën e zbardhjes së listës ndaj Kosovës


29 September, 2020 @16:06

Edhe pse Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk ka dhënë informacion, mediat e atjeshme kanë bërë të ditur se selektori i Maqedonisë Veriore Igor Angelovski do të publikojë listën “për ndeshjen e madhe ndaj Kosovës” të enjtën më 1 tetor 2020. 

Sportmedia shkupjane ka bërë të ditur se nuk do të ketë befasi të mëdha në formacion, pasi që pritet të ftohen lojtarët që zakonisht ftohen aty.

Përveç, që në listë pritet të shtohet edhe Ferhan Hasani e Kostadinov, ndërsa Martin Bogatinov nuk do të ftohet për shkak se ka dalë pozitiv në COVID-19.

Mirëpo, gjithashtu është vënë në pyetje situata te Genoa e Napoli, pasi që dje u konfirmua se 11 lojtarë të Genoas dhe 3 anëtarë të stafit të klubit pas ndeshjes ndaj Napolit kanë rezultuar pozitiv.

Te Genoa luan sulmuesi më i mirë i Maqedonisë Veriore, Goran Pandev, ndërsa te Napoli mesfushori më i dalluar i tyre, Eljif Elmas.

Maqedonia Veriore - Kosova do të zhvillohet më 8 Tetor 2020 në Shkup, ndërsa fituesi i kësaj ndeshjeje luan finalen e PlayOffit ndaj fituesit të përballjes Gjeorgjia - Bjellorusia më 12 nëntor si mysafir.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve