Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKUP

Maqedonia përforcohet para duelit me Kosovën

Maqedonia përforcohet para duelit me Kosovën


18 April, 2020 @14:33

Reprezentacioni i Maqedonisë Veriore do të jetë i përforcuar para duelit ndaj Kosovës në PlayOff të Ligës D të Kombeve me një mbrojtës.

Sportmedia shkupjane ka bërë të ditur se futbollisti ukrainas i Vardarit, Egeniy Novak, shpejt do të paiset me pashaportë maqedonase dhe do të ketë të drejtë të paraqitet për kombëtaren e këtij vendi.

Novak 31 vjeçar ka përvojë në futbollin e Maqedonisë, duke qenë se është pjesë e Vardarit që prej vitit 2015 dhe kështu ka plotësuar kushtet për tu paisur me pashaportë të këtij vendi. Ai për Ukrainën ka vetëm një paraqitje dhe atë për reprezentacionin U21, që e lejona të të ndërrojë kombëtare.

Si lojtar, mbrojtësi Novak është formuar në Dinamo të Kievit ndërsa është shtyllë e mbrojtjes së Vardarit të Shkupit qe 5 vjet.

Ukrainasi ka regjistruar 125 paraqitje me ekipin shkupjan duke shënuar dy herë.

Dueli i PlayOffit Maqedonia Veriore - Kosova deri tash është shtyer dy herë për shkak të pandemisë coronavirus.

Data origjinale e 26 marsit 2020 u shtye për 4 qershor së pari, ndërsa tash pritet të zhvillohet në nismë të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kombeve, ku UEFA ka thënë se mund të luhet prej shtatorit e tutje dikur.

Data e saktë ende nuk është e mundshme të dihet për shkak të pandemisë dhe orarit të garave futbollistike evropiane, pasi që UEFA ka përcaktuar edhe një mbledhje në fillim të javës së ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve