Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS ROMA

Marash Kumbulla pozitiv në COVID-19

Foto: FSHF

Marash Kumbulla pozitiv në COVID-19


10 November, 2020 @21:25

Ylli i mbrojtjes së kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është testuar pozitiv në coronavirus, ka bërë të ditur ekipi i tij, Roma.

Pas Edin Dzekos, Federico Fazios, Davide Santonit dhe Lorenzo Pellegrinit, edhe qendërmbrojtësi i kuqezinjëve është testuar pozitiv dhe do të duhet të izolohet për dy javët e ardhshme.

Kumbulla gjithashtu ka bërë njoftim përmes llogarisë së tij në Instagram, ku e ka konfirmuar këtë njoftim.

Kështu, mbrojtësi i ri 20-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Shqipërisë ndaj Kosovës, por edhe në përballjet e Ligës së Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga Kombëtarja