LA LIGA
Marcelo nuk udhëton me ekipin në Londër
1 May, 2021 @15:41
Marcelo nuk mund të udhëtojë në Londër me katër maj, pasi ai do të jetë pjesë e një qendre votimi në zgjedhjet për Asamblenë e Madridit atë ditë.
Braziliani pritet të udhëtojë me pesë maj, në ditën që zhvillohet ndeshja e dytë gjysëmfinale kundër Chelsea (21:00), me një aeroplan privat që do t`i kushtojë Real Madridit rrethë 20 mijë euro.
Real Madrid, sipas El Mundo, tashmë ka paraqitur një apel por ende nuk ka autorizimin përkatës për të liruar lojtarin.
Shorti për qendrën e votimit u mbajt në 5 prill dhe, sipas Bordit Zgjedhor, presidentët dhe anëtarët e caktuar kishin një periudhë prej shtatë ditësh “për të pretenduar një arsye të justifikuar dhe të dokumentuar që i pengon ata të pranojnë pozicionin”. Pasi të ketë kaluar ajo periudhë, nuk do të ketë ndryshime.
Atë kohë Marcelo nuk ka paraqitur arsye që nuk do mund të marrë pjesë, prandaj do t`i duhet të jetë në vendvotim.