Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI KROAT ME PËRVOJË

Mario Mandzukic “me letra” i Milanit

Mario Mandzukic “me letra” i Milanit


19 January, 2021 @12:13

Sulmuesi kroat me përvojë të madhe, Mario Mandzukic, është lojtar i ri i Milanit. Para pak çastesh Milan ka zyrtarizuar Mandzukicin si lojtar të ri të skuadrës, ndërsa ka bërë të ditur se kontrata e tij është deri në fund të stinorit me opsion vazhdimi për një tjetër.

“AC Milan shpreh kënaqësinë t’ju njoftojë se ka nënshkruar me Mario Mandzukicin. Klubi dhe sulmuesi janë marrë vesh që të bashkëpunojnë deri në fund të këtij stinori, me opsion vazhdimi edhe për stinorin e radhës,” ka shkruar njoftimi i klubit rossoner publikuar në faqen zyrtare.

Mandzukic, që më 21 maj do të mbush të 35-tat ka nisur karrierën e tij profesionale në vitin 2004. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Dinamon e Zagrbit, Wolfsburgun, Bayernin, Atletico Madridin, Juventusin dhe Al-Duhailin së fundi.

Kroati, që do të veshë fanellën me numër 9 te Milan, ka fituar 24 trofe përgjatë karrierës së tij si lojtar, përfshirë Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-së, Kupën Botërore për klube, 9 tituj kampioni dhe 12 trofe të kupave dhe superkupave me klubet e tij.

Përndryshe, Mandzukic është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares kroate me 33 gola të shënuara nga 89 paraqitje.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A