STAR OF THE GAMEWEEK XXVII
Marko Simonovski (KF Drita) - Ylli i javës (27)
5 April, 2022 @12:43
Sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros XXVII të Superligës.
Maqedonasi 30-vjeçar ka shënuar dy gola në fitoren e Dritës si mysafir ndaj Ulpianës këtë xhiro, ndërsa ka pasur edhe raste tjera e ka qenë tejet i mirë përgjatë ndeshjes.
Kjo është hera e dytë që Simonovski merr çmimin e më të mirit të javës në Superligë këtë stinor, ndërsa është afruar me Kreshnik Ukën që është më i miri me tre çmime të tilla.
Në anën tjetër, me tre lojtarë Drita ka fituar katër herë këtë çmim këtë stinor, një më pak se Ballkani e Drenica.
Kujtojmë, Simonovski është edhe golashënuesi i tretë më i mirë këtë stinor në Superligë, derisa ka shënuar 12 gola në të gjitha ndeshjet e deritashme, ku duhet të ceket se asnjë nga to nga penalltia.
TOP GOLASHËNUESIT AKTUAL 2021/22