Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL

Martin Odegaard lojtari i muajit mars

Foto:Google

Martin Odegaard lojtari i muajit mars


1 April, 2021 @17:14

Mesfushori norvegjez, Martin Odegaard, është zgjedhur lojtari më i mirë i Arsenalit për muajin që e lamë pas.

Ai ka dhënë kontribut më të madh përgjatë marsit për ekipin e tij, prandaj edhe ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë.

Odegaard shënoi golin e tij të parë për klubin në fitoren kundër Olymapicos, me një goditje nga 25 metra për të dhënë epërsinë Arsenalit.

Mesfushori krijues më pas shënoi golin e barazimit në fitoren e derbit në Londrën veriore kundër Tottenham.

Norvegjezi ishte gjithashtu thelbësor në rikthimin ndaj West Ham, duke e shtyrë ekipin nga 3-0 për të kërkuar një pikë në stadiumin e Londrës.

Odegaard mori 53.4 përqind të votave, duke lënë pas Alex Lacazette në të dytin dhe Tierney në të tretin.


 
Të gjitha lajmet nga