ROSSONERI
Donnarumma do pagë më të lartë
1 April, 2021 @13:24
Portieri shumë-vjeçar i rossonerëve mund të ndërrojë ambient. Chelsea ka në shënjestër portierin e Milanit Gianluigi Donnarumma.
Raportet në Itali pretendojnë se Donnarumma ka refuzuar dy oferta të zgjatjes së kontratës – ndërsa Milani janë në pritje për të ardhmen e tij.
Sipas Gianlucadimarzio.com, 22-vjeçari dhe agjenti i tij Mino Raiola kanë refuzuar dy oferta nga gjigandët italianë kështu portjeri do jetë agjent i lirë këtë verë.
Fillimisht atij iu ofrua një pagë prej 5.1 milion euro në vit me një shtesë prej 851,000 euro në vit bonuse nëse Milan kualifikohet për Champions
Pas refuzimit të këtyre kushteve, Milan u kthye me një ofertë të përmirësuar të një page prej 6 milion euro plus 851,000 euro shtesë që gjithashtu u refuzua.
Besohet se Raiola dëshiron që klienti i tij të fitojë rreth 10.2 milion euro në vit për të qëndruar në San Siro.
Donnarumma ende në pikëpyetje për të ardhmen e tij me AC Milan, ai ka oferta nga Juventusin, Manchester United, Real Madrid duke iu bashkuar Chelsea në ndjekjen e lojtarit italian.