LOS BLANCOS
Kampioni pas Pedro Porros
1 April, 2021 @13:10
Një lajm interesant ka qarkulluar mbrëmë në mediat spanjolle, jashtë dueleve të kombëtareve.
Real Madrid ndjek nga afër Pedro Porro, siç raportohet nga gazeta Portugeze O Jogo .
Mbrojtësi i djathtë, do të mbërrinte në Santiago Bernabéu për të garuar me Dani Carvajal dhe mund të ishte një operacion i përballueshëm ekonomikisht.
Ai aktualisht luan për Sporting Lisbona, i huazuar nga Manchester City, me të cilin ka një kontratë deri në qershor 2024. Për momentin, ai do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit në huazim.
Përkundër faktit që City bëri një investim duke paguar 12 milion euro për shërbimet e tij, ai nuk ka bërë debutimin me ekipin e Guardiolës.
Sezonin e kaluar spanjolli luajti si huazim te Valladolid, ai e njihte ligën spanjolle që nga koha e tij në Girona, e cila e ndihmoi atë të luante një rol të mirë,
Muajin shkurt ai ngriti për të tretën herë radhazi çmimin për mbrojtësin më të mirë të kampionatit portugez. Ai gjithashtu mori çmimin për golin më të mirë në atë muaj, ai është një lojtar thelbësor në ekip.
Aq shumë sa që, pavarësisht se luante në një turne që nuk përfshihej në pesë ligat kryesore evropiane, ai ka tërhequr vëmendjen e Luis Enrique, i cili e thirri atë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në Katar.