SUPERKUPA
Mathieu s’luan në Superkupë
14 August, 2015 @12:47
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka lënë jashtë skuadrës mbrojtësin francez të ekipit, Jeremy Mathieu, për ndeshjen e Superkupës ndaj Athletic Bilbaos, njoftojnë mediat spanjolle.
Lënia jashtë e Mathieu-së bëhet e ditur se është për arsye taktike të trajnerit, derisa katalonasit nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Neymarit, Douglasit dhe Jordi Albës - të lënduar, si dhe përforcimeve të ndaluara për lojë, Aleix Vidal dhe Arda Turan.
Barcelona kërkon trofeun e pestë të stinorit në përballjen e Superkupës së Spanjës ndaj Bilbaos.