FRANCA

Mathieu zëvendëson Koscielnyn
1 September, 2014 @16:26
Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny, është lënë jashtë përfaqësueses së Francës për miqësoret e vendasve të EURO 2016 që do të luhen ndaj Spanjës dhe Serbisë. Borozani.com
Njoftimi ka ardhur nga Federata e këtij vendi që ka bërë të ditur se lëndimi i Koscielnyt me Arsenalin në fundjavën që e lëmë pas ndaj Leicester Cityt, ka bërë që shefi i kombëtares së Trekolorëve, Didier Deschamps, të lë jashtë lojtarin e Arsenalit.
Ai do të zëvendësohet nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu.