ROSSONERI

Milan përforcohet ende
1 September, 2014 @13:55
Ish lojtari i Interit, Jonathan Biabiany, pas vitesh kthehet në Milano, por te rivali i ish ekipit të tij - Milan.
Milan ka arritur marrëveshje me Parmën për të transferuar mesfushorin që luan në krah dhe në pjesën sulmuese, duke i paguar 4 milionë euro dhe dorëzuar Cristian Zaccardon.
Ky është transferi i tretë i Milanit në ditët e fundit të afatit kalimtar pas Fernando Torresit dhe Marco Van Ginkelit.