BOMBA E DITËS SË FUNDIT

REUTERS
Falcao në Old Trafford!
1 September, 2014 @10:18
Radamel Falcao është afër transferit më befasues të verës, raportojnë mediat kolumbiane. Burimet e El Tiempos, thonë se sulmuesi i vendit të tyre, Falcao, ka lënë Monacon dhe ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, për një transfer të vlefshëm 65 milionë euro.
Po ky raport nga El Tiempo ka shkruar se lajmi është jo zyrtar, mirëpo burimet janë aq të sigurta për këtë punë sa që janë në gjendje të vënë bast milionësh për vërtetësinë e këtij njoftimi.
Tani sytë e mediave botërore janë kthyer kah Old Trafford dhe presin njoftimin e klubit të ri të Louis Van Gaalit, të qartësojë raportet e El Tiempos.
El Tiempo është gazeta më e madhe në Kolumbi.