PARC DES PRINCES

REUTERS
Ibra hat-trick, Parisi 5-0
31 August, 2014 @23:57
Ylli suedez i Paris St Germainit, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar hat-trickun e parë të këtij stinori për ekipin e tij duke e demoluar St Ettienin me rezultat 5-0.
Ibracadabra ka shënuar në fund të pjesës së parë dhe në gjysmëorëshin e parë të pjesës së dytë për të kompletuar hat-trickun për fitoren e thellë të parisienëve ndaj mysafirëve entuziast.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Paris St Germain këtë stinor dhe tashmë ekipi i Laurent Blanc është pozicionuar në vend të dytë të tabelës së klasifikimit, me dy pikë më pak se Bordeaux.
Ndërkaq, St Ettiene sonte ka përjetuar disfatën e parë të stinorit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS