BARÇA

Talenti Ramirez kujdeset për fitore
31 August, 2014 @20:50
Barcelona arriti të kthehet në shtëpi me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Villarreal. Blaugranët e mposhtën ‘nëndetësen e verdhë’ me rezultat minimal 0-1.
Goli i fitores erdhi në minutën 82’ kur zëvendësuesi i Pedros, 19 vjeçar Sandro Ramirez, e mposhti portierin vendas për ta siguruar fitoren skuadrës së tij, ndërsa kjo fitore e ngriti Barcelonën në maje të radhitjes tabelare në La Liga me pikë maksimale pas dy xhirove të para, megjithëse ende nuk janë zhvilluar të gjitha duelet e kësaj xhiroje.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE.