PREMIER LEAGUE

Leicester i pakalueshëm për Arsenalin
31 August, 2014 @19:19
Arsenali nuk arriti të nxjerrë më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë në Leicester.
Topxhinjtë megjithëse kaluan të parët në epërsi me golin e Alexis Sanchezit në minutën 20’, nuk arritën ta mbajnë rezultatin në të mirë të tyre më shumë se dy minuta pasi Jose Leonardo Ulloa e barazoi rezultatin në 1-1.
Për Arsenalin raste të mira për gol kishte sulmuesi Yaya Sanogo, por mundi i tij mbeti i pamjaftueshëm për ta ndryshuar rezultatin.
Kjo ishta pika e dytë për Leicesterin këtë stinor, derisa Arsenali arriti në 5 pikë.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE.