Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE

Hajvalia lidere

Hajvalia lidere


31 August, 2014 @19:10

Skuadra e Hajvalisë me një lojë të mirë të treguar veçanërisht në pjesë të parë, ka arritur që pas tre xhirove të merr lidershipin e Superligës së Kosovës në futboll. 

Semir Zeneli ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores në Gjakovë, ku Hajvalia nxorri tre pikë të mëdha nga Vëllaznimi, që përkundër tentimeve në fund, nuk arriti të barazojë assesi. 

Kjo ka qenë disfata e parë e gjakovarëve në elitë të futbollit tonë, pas tre xhirove, ndërsa për Hajvalinë, Enis Zabërxha, Fillim Guraziu dhe Semir Zeneli kanë treguar lojë të mirë në fillim, kur kanë mundur të shënojnë edhe ndonjëherë për ekipin e tyre. 

Në fund të takimit, Mevlan Zeka ka pasur rast të mirë para portës së Hajvalisë, por rasti ka shkuar në pakthim, derisa Erdin Hashani u dallua në mbrojtje të mysafirëve - që tashmë janë liderë të Superligës. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga