TRANSFERI

chelseafc/official
Remy, prezentohet te Chelsea
31 August, 2014 @17:47
Sulmuesi françez, Loic Remy, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Chelseat. Njeriu që gjatë verës kërkohej nga Liverpooli, së fundi mbeti në rrjetë të Chelseat, përkundër se edhe Arsenali ishte i interesuar për të, pas lëndimit të Olivier Giroud.
Remy ka thënë se nuk ka pasur hamendje fare kur i ka ardhur oferta nga Chelsea dhe mezi pret momentin e debutimit para tifozëve të ekipit të tij të ri.
Remy 27 vjeç, deri më tani ka qenë pjesë e Queens Park Rangers, derisa ka dalë nga Olympique Marseille.