LIVERPOOL

liverpool official
Lehtë ndaj Tottenhamit
31 August, 2014 @16:23
Liverpool ka arritur të fitojë një trepikësh të rëndësishëm në ëhite Hart Lane sot, duke e mposhtur Tottenhamin 3-0 si mysafir.
Ndeshja që u cilësua si derbi e xhiros në Premier League, ka kaluar shumë lehtë për ekipin e Brendan Rodgersit, pasi që erdhi në epërsi në minutën e tetë të takimit, me anë të Raheem Sterling.
Më pas në pjesën e dytë, ata shënuan edhe dy herë për të përfunduar dilemën e fituesit të ndeshjes.
Mario Balotelli debutoi në 11-she të parë të Liverpoolit si transfer i ri, derisa luajti 61 minuta në ndeshje për tu zëvendësuar nga serbi Lazar Markovic pastaj.
Tottenham pësoi disfatën e parë të stinorit, derisa Liverpool tani e kaloi kundërshtarin e sotëm në tabelë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS
FAKT:
Brendan Rodgers sot ka udhëhequr Liverpoolin në ndeshjen e 100-të të tijën si trajner i ekipit nga Anfield Road. |