NIS SERIE A

seriea/official
Fitore me autogol
30 August, 2014 @19:58
Një autogol ka mjaftuar për nismë të mirë të Juventusit në Serie A. Ndeshja e parë e kampionatit italian e stinorit të ri dhe hapëse, ka përfunduar me fitoren e Bianconerëve, që erdhi pas një autogoli të shënuar nga mbrojtësi i veronezëve, Cristiano Biraghi.
Juventus kështu mposhti Chievon 1-0 si mysafir dhe arriti te trepikëshi i parë në kampionat për fillim të mbarë të trajnerit të ri të tyre, Massimiliano Allegri.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.