Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I XHIROS

Mushica shpëton Prishtinën

Mushica shpëton Prishtinën


30 August, 2014 @18:52

Një penallti e humbur dhe shumë raste të shpërdorura, kanë qenë mjaft dëshpëruese për mitrovicasit sot në Prishtinë. 

Ekipi i Rafet Prekazit ka dështuar që të shënojë fitore të madhe ndaj Prishtinës si mysafir sot, derisa ndeshja përfundoi 0-0 në fund. 

I posaardhuri Samir Sahiti dështoi të shënojë nga penalltia në fillim të pjesës së dytë, derisa Blerand Kurtishaj dhe Berat Hyseni nuk kanë arritur të shënojë në portën e Kushtrim Mushicës - që ishte tepër i zënë sot në portë. 

Sidoqoftë, në fund, Prishtina shpëtoi nga furia mitrovicase dhe nxorri barazimin 0-0, derisa Prishtina regjistron barazimin e parë, Trepça’89 atë të dytën. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga