BEFASIA!

Stoke befason kampionin
30 August, 2014 @18:00
Stoke City ka arritur të shënojë fitore të madhe në Etihad sot. Ekipi i Mark Hughes ka arritur të mposht kampionin e Anglisë, Manchester City, për t’ua dhënë atyre disfatën e parë të stinorit në Premiership.
Hughes, kështu ka arritur të mposht ish ekipin e tij, derisa ish talenti i Manchester United, Mame Biram Diuof ka shënuar golin e vetëm të takimit për Stoke Cityn.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Stoke City këtë stinor, derisa Manchester City ka regjistruar humbjen e parë dhe atë të papritur, për të prishur rekordin perfekt që kishte pas dy xhirove të para.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS